AlbanianSport.com 06.02.2017 18:00
ASNN – Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka vendosur që Asambleja e Zakonshme Vjetore e vitit 2017 të mblidhet me datë 15 mars të këtij viti. Sipas rregullores, Asambleja duhet të mblidhet brenda 6 muajve të parë të vitit dhe FSHF ka vendosur këtë datë duke lajmëruar të gjithë anëtarët e saj.
“Më 15 mars 2017, do të mblidhet Asambleja Vjetore e zakonshme e FSHF-së, – thuhet në njoftimin e afishuar në faqen zyrtare në Internet të FSHF-së. – Kështu vendosi Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e së hënës ku ka përcaktuar edhe për datën e thirrjes së Asamblesë së Zakonshme.”
“Komiteti ngarkoi Sekretariatin për përgatitjen e gjithë materialeve për të gjithë anëtarët në Asamblenë e 15 marsit, – vijon më tej njoftimi. – Ndërkaq, anëtarët e Komitetit kanë miratuar edhe Projektin e Zyrave të Reja të FSHF i paraqitur për diskutim dhe aprovim në Komitet.”
“Ky projekt shumë shpejt do të bëhet publik në një kohë që anëtarët e KE-se u njohën tërësisht me të, për godinën dhe zyrat e ardhshme të FSHF-së”, – përfundon njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit.