Gjergj Vyshka 06.02.2017 13:25
Ashtu sikurse ishte planifikuar, dje në një nga fushat e ish-kompleksit “Dinamo” në kryeqytet është luajtur ndeshja mes klubit të regbisë Tirana dhe asaj të Ilirisë.
Sipas informacionit që ka përcjellë përfaqësuesi i klubit të regbisë “Tirana”, Maringlen Nezaj, kjo ishte ndeshja e katërt mes tyre.
Dhe këtë herë ka fituar Iliria, me rezultatin 40-32. Ndërkohë më 26 shkurt, Klub Regbi Tirana do të bëjë një ndeshje miqësore me “Kosova Ruster Regbi Klub”.
Sipas planifikimit kjo është një nga disa ndeshje të planifikuara me skuadra shqiptare dhe të huaja.
Në këto kushte, Klub Regbi Tirana vijon të stërvitjen për të ngjallur interesin e regbisë në Shqipëri.