(Video) Peshëngritje / 7 para me doping, Karina, nga i 14-ti, tani i 7-ti në Londër

Share Button

AlbanianSport.com 06.02.2017 09:45

ASNN – Dopingu mbetet një problem shqetësues për të gjitha sportet, e sidomos për peshëngritjen, ku ka ndodhur të shkaktojë edhe situata gati-gati qesharake. Kështu ka ndodhur edhe në kategorinë e peshës trupore deri në 94 kg për meshkuj në Olimpiadën e 2012-ës në Londër, ku janë skualifikuar deri më sot 7 shtangistë. Kjo nënkupton se shtangisti shqiptar, Endri Karina, që në atë garë u rendit i 14-ti, tanimë është ngjitur në vendin e 7-të në botë.

Vazhdojnë të dalin rast pas rasti analiza pozitive të kontrollit të antidopingut në “Londër 2012”. Kështu ka ndodhur dhe në peshëngritje, ndërsa për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara në kategorinë e peshës trupore deri në 94 kg për meshkuj janë skualifikuar deri më sot 7 shtangistë. Dhe në Londër përfaqësuesi i peshëngritjes shqiptare në peshën 94 kg ka qenë Endri Karina, i cili duke konkurruar në grupin B me 350 kg në dygarësh ishte renditur i 14-ti, me 155 kg në shkëputje dhe 195 kg në shtytje.

Dhe duke u skualifikuar plot 7 shtangistë, të cilët kanë qenë para tij në baterinë A dhe pretendent për medalje, të tillë si Ilia Ilin i Kazakistanit, Aleksandër Ivanovi i Rusisë, Anatoli Siriku i Moldavisë, Andrej Demanovi i Rusisë, Intigam Zairovi i Azerbajxhanit, Almas Uteshovi i Kazakistanit dhe Norair Vardanina i Armenisë, Endri Karina sot është në vendin e 7-të. Një sukses për peshëngritjen shqiptare, që vjen pas vendit të 6-të në “Pekin 2008” i Romela Begajt.

Por edhe vendit të 5-të të Briken Caljes në “Rio de Zhaneiro 2016” dhe vendit të 8-të të Evangjeli Velit, po në “Rio de Zhaneiro 2016”. Dhe, në të tilla kushte, të paktën me ligjin e vjetë të sportit, Karinës i takon shpërblimi financiar edhe pse me 4 vjet vonesë. Sepse për Olimpiadën, shpërblehen ata që janë renditur nga vendi i parë tek i teti. “Por kjo nuk ka rëndësi, për mua është sukses që sot jam i 7-ti në peshën 94 kg në Londër 2012”, ka përfunduar Karina.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh