AlbanianSport.com 04.02.2017 20:25
ASNN – Apolonia e Skënderbeu, që kanë mbyllur ditën e basketbollit shqiptar në Vlorë, kanë luajtur një ndeshje me shumë rivalitet.
Një takim shumë i fortë, ndërsa Apolonia, edhe pse ka qenë në epërsi gjatë gjithë ndeshjes, ka rrezikuar në dhjetë minutat e fundit.
Apolonia e ka nisur mirë ndeshjen dhe kështu ka vazhduar edhe në 10 minutat e dyta. Fierakët kanë krijuar një epërsi të mirë në fund të pjesës së tretë.
Por miqtë nga Korça janë zgjuar në pjesën e katërt, imponojnë lojën e tyre. E megjithatë Apolonia ka shpëtuar nga “theqafja” dhe në fund ka fituar 70-64.
Apolonia – Skënderbeu 70-64
(11-8, 20-13, 16-9, 23-34)
Apolonia: Zyka, Tegu, Shkurti, Ademi, Sauli, Xhafaj / Prifti, Çomo, Alimemaj, Bare, Mile. Trajner: O. Profka
Skënderbeu: Bala, S. Simaku, Thanas, Perolli, O. Simaku / Habip, Topi, Duci, Bello, Gërmenji. Trajner: I. Nika
Gjyqtarë: E. Hoxhaj (Vlorë), E. Allaraj (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 11-të
(3-4 shkurt 2017)
Të premten:
Partizani – Elbasani 99-43
Të shtunën:
Apolonia – Skënderbeu 70-64
Tirana Eagles Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 9 9 0 691-423 18
- Tirana Eagles Basket 8 5 3 509-469 13
- Apolonia 9 4 5 529-648 13
- Elbasani 9 3 6 546-661 12
- Skënderbeu 9 1 8 552-636 10