AlbanianSport.com 04.02.2017 17:55
ASNN – Fitore e lehtë e Flamurtarit në basketboll për femra, ndërsa kampionet në fuqi kanë mposhtur pa shumë vështirësi Elbasanin në Vlorë.
Një ndeshje e vendosur që në 10 minutat e para, ndërsa vlonjatet kanë dominuar dhe në dy pjesët e dyta.
Madje në këto dy dhjetëminutëshe, trajneri Toska ka hedhur në fushë dhe basketbollistet e reja.
E kësisoj fitorja e tyre nuk është vënë asnjëherë në diskutim, pasi Elbasani ka qenë një kundërshtar i brishtë.
Ndërsa Flamurtari, edhe këtë sezon, kërkon të marrë titullin kampion. Megjithëse këtë sezon për këtë trofe do të jetë në luftë me Tiranën dhe Goga Basket.
Flamurtari – Elbasani 86-68
(28-12, 20-16, 26-28, 12-12)
Flamurtari: Myrto, Zykaj, Bleta, Rrapaj, Palko / Hasanaj, Lloi, Hysaj, Plasa, Kostallari, Korto, Marjanoviç. Trajner: V. Toska
Elbasani: Karaj, Zenuni, Mata, Qosja, Skuqi / Selko, Vyshka, Shabani. Trajner: E. Xhyra
Gjyqtarë: E. Allaraj, A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 10-të
(3-4 shkurt 2017)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 70-50
Të shtunën:
Tirana – Vllaznia 73-53
Flamurtari – Elbasani 86-68
Apolonia – Goga Basket 37-107
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 9 9 0 674-525 18
- Goga Basket 9 8 1 775-494 17
- Flamurtari 9 7 2 694-589 16
- Vllaznia 9 5 4 598-544 14
- Studenti 9 5 4 584-557 14
- Skënderbeu 8 3 5 522-548 11
- Elbasani 9 2 7 628-693 11
- Apolonia 9 1 8 522-746 10
- Kamza Basket 9 0 9 464-765 9