Gjergj Vyshka 04.02.2017 17:05
Trajneri i Partizanit, Ylli Tomori është ndalur në deklarimet e tij edhe tek Troka. “Ju mbani vetë statistikat dhe kur thoni që ai ka shënuar, atëherë do të thotë që unë i paskam humbur setet me 24 pikë, – ka pohuar trajneri. – Është lojtar i cilësisë së parë, që i bën të gjitha mirë që në bllok, sulm, shërbim.”
“I kompletuar dhe që në fakt duhet të shihet më me vëmendje nga drejtuesit e Federatës për të mos e lënë jashtë kombëtares dhe pa aktivizuar”, – ka shtuar ai. E pyetja ishte a do të vijë një tjetër si Elton Tukseferi? “Patjetër, – përgjigjet trajneri veteran. – Mos harroni që Çalin e kam marrë 18 vjeç dhe të gjithë thanë çfarë duhet.”
“Ja ku është sot, – ka vijuar Ylli Tomori. – E kam marrë Arapin 19 vjeç dhe është lojtar me cilësi të mira, por është lojtar që duhet “goditur” vazhdimisht, sepse del nga disiplina. Është mësuar në Elbasan ku ishte i pari dhe askush nuk i fliste. Por them se me të dy do të kemi si Tukseferi, që ka vendin e tij në volejbollin shqiptar.”