Gjergj Vyshka 04.02.2017 17:35
Partizani ka korrur dje fitoren e 9-të radhazi në po aq ndeshje të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, ndërsa ndeshja e djeshme me Elbasanin duket se ka qenë më shumë se sa stërvitore për të kuqtë e Arben Fagut dhe Elvis Ismetit.
Rezultati 99-43 nuk ka nevojë për shumë koment, sikurse nuk kanë nevojë përfundimet e pjesëve gjithnjë në favor të Partizanit, përkatësisht, e para 28-7, e dyta 25-9, e treta 22-18 dhe e fundit 24-9.
Që do të thotë se Elbasani nuk ka më motiv në këtë kampionat, kurse Partizani tashmë është thjesht për të respektuar kalendarin, sepse është në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm 2017-2018.
Partizani – Elbasani 99-43
(28-7, 25-9, 22-18, 24-9)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 11-të
(3-4 shkurt 2017)
Të premten:
Partizani – Elbasani 99-43
Të shtunën:
Apolonia – Skënderbeu ora 18:00
Tirana Eagles Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 9 9 0 691-423 18
- Tirana Eagles Basket 8 5 3 509-469 13
- Elbasani 9 3 6 546-661 12
- Apolonia 8 3 5 459-584 11
- Skënderbeu 8 1 7 488-566 9