AlbanianSport.com 04.02.2017 16:45
ASNN – Një tjetër ndeshje, e për më tepër, një tjetër derbi, dhe një tjetër 90-minutësh që i ka të gjitha ato që ai mund të ofrojë, si futbollist dhe si karakter. Besart Berisha ka qenë edhe sot në listën e golashënuesve të Melbërn Viktorisë në fitoren 2-1 të arritur ndaj rivales bashkëqytetase, Melbërn Sitit.
Por, përveçse shënoi, ai ka humbur edhe një 11-metërsh në minutën e 63-të, kur portieri Buzanis reagoi shkëlqyeshëm, duke i mohuar golin shqiptarit. Sikur të mos mjaftonte kjo, ishte Melbërn Siti që kaloi më pas në epërsi, me autogolin e Baroshit, në minutën e 70-të.
Megjithatë, Melbërn Viktorinë e riktheu në lojë pikërisht Besart Berisha duke shënuar në minutën e 85-të. Maskati i dha më pas fitoren Melbërn Viktorisë, duke shënuar autogol në minutën e 87-të. Kështu, Besart Berisha po vazhdon të shkëlqej në elitën e futbollit australian, me skuadrën e tij, Melbërn Viktorinë.
Sulmuesi që tanimë ka marrë të drejtën të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, pasi më parë ka veshur edhe fanellën e Kombëtares kuqezi, ishte protagonist për gjithçka në fitoren e Melbërne Viktorisë në derbin me Melbërne Sitin. Berisha humbi një 11-metërsh në minutën e 63-të.
Por kjo nuk e demoralizoi atë për të vijuar më pas të jetë vendimtar në këtë ndeshje. Berisha arriti të barazonte rezultatin në minutën e 85-të, derisa dy minuta më pas ishte protagonistë në aksionin që u mbyll me një autogol të kundërshtarëve. Pas golit të epërsisë, Berisha ka festuar para hundëve të portierit mysafir, duke e provokuar.