AlbanianSport.com 04.02.2017 07:35
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, është rikthyer në parket me dy ndeshjet e para të javës së tij të 11-të, që është edhe e para e fazës së 3-të dhe Tirana ka fituar në shtëpi ndaj Vllaznisë, ndërsa Kamza Basket ka shtangur Teutën në fushën e kësaj të fundit.
Bardheblutë, falë lojës së mirë të Shimës e Hysenagollit, që ishin pikëshënuesit më të mirë të ndeshjes, kanë kthyer gjithçka në favor të tyre. Duke qenë se ishte kryesfidë tradicionale e basketbollit shqiptar, edhe Salla Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet ka qenë e mbushur plot si asnjëherë tjetër.
Tirana ka fituar pjesën e parë 16-14, por shkodranët kanë shpërthyer në atë të dytën, duke e fituar atë me shifrat 10-24 dhe duke shkuar në pushim në kryesim të rezultatit me 12 pikë epërsi. Bardheblutë kundërpërgjigjen, duke e fituar të 3-ën, 29-15, dhe duke marrë kryesimin e ndeshjes, 55-53.
10-minutëshi i fundit është administruar nga skuadra e trajnerit Milatoviç, që e fitojnë atë 18-14 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 73-67. Ndërkaq, në Durrës, në prag të ndeshjes me Kamza Basket, Teuta, ka përkujtuar ish-lojtarin e saj, Kleidi Lucën, të ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Kamza Basket ka fituar pjesën e parë 23-32, por Teuta ka reaguar, duke fituar të dytën 22-16 dhe në total 45-48 për miqtë. Në të tretën Kamza, duke fituar 11-18, ka thelluar kryesimin në 56-66. E fundit është 22-20 për Teutën, por kjo s’ka mjaftuar, sepse fitorja ka qenë për Kamza Basketin, me shifrat 78-86.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 11-të
(3-4 shkurt 2017)
Të premten:
Tirana – Vllaznia 73-67
Teuta – Kamza Basket 78-86
Të shtunën:
Flamurtari – Ardhmëria Basket ora 13:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 11 10 1 1012-734 21
- Teuta 11 8 3 868-730 19
- Vllaznia 11 6 5 819-773 17
- Kamza Basket 11 6 5 870-873 17
- Ardhmëria Basket 10 2 6 660-682 12
- Flamurtari 10 0 10 519-957 10