AlbanianSport.com 03.02.2017 12:05
ASNN – Një pjesëmarrje masive, në kufinjtë e 600-700 konkurrentëve, nga afro 15 vende të ndryshme, dhe jo vetëm të Evropës, janë disa prej risive që ofron edicioni i 6-të i Turneut të Tae-kuon-dosë “Top Tirana Open”.
Përveçse të shndërrohet në veprimtarinë më masive të arteve marciale në Shqipëri, sipas organizatorit Leo Kapri, synimi madhor është zyrtarizimi i këtij turneu si një veprimtari të njohur ndërkombëtarisht.
Kështu, Turneu i përvitshëm i taekoundosë, “Top Tirana Open”, premton që këtë edicion të tij të 6-të të shndërrohet në veprimtarinë më masive të arteve marciale në Shqipëri.
Kjo është garancia që ka dhënë organizatori Leo Kapri, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar ka dhënë edhe hollësitë të tjera për këtë turne. Sipas Kaprit, synimi madhor është shndërrimi i këtij turneu në një turne të njohur ndërkombëtarisht.
Edicioni i 6-të i “Top Tirana Open” do të zhvillohet në kryeqytet më 7 maj 2017.