AlbanianSport.com 02.02.2017 18:55
ASNN – Një shprehje e urtë popullore thotë: “Mos i trego babait arat!” Pikërisht kështu ka ndodhur me njërin prej basketbollistëve më të spikatur të kampionatit amerikan të basketbollit, NBA, Stefën Këri.
Në një moment pragndeshjeje, ai i hedh, me shaka, një top babait të tij, Dell Këri, por ish-basketbollisti profesionist për 16 vjet në NBA, tanimë komentator, i ka treguar se s’ka humbur asgjë nga reflekset e tij.
Ai ka shënuar nga një distancë prej afro 12 metrash. Padyshim, një 3-pikësh i jashtëzakonshëm për një 53-vjeçar…