Gjergj Vyshka 02.02.2017 16:10
Kryesia e Federatës Shqiptare të Pingpongut, e zgjedhur më 29 janar në Vlorë, ka mbajtur dje mbledhjen e saj të parë. Së pari, ka qenë propozimi i kandidaturave për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës, mes të cilëve dhe aktuali dhe favoriti për të vazhduar, Tonin Binoshaj.
E sekretari më pas do të përzgjidhet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ndërkohë bazamateriale e mbërritur nga Federata Botërore e Pingpongut, kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes me firmën “Stag” nga Federata Shqiptare e Pingpongut, është shpërndarë për dy klube të kryeqytetit.
Bëhet fjalë për Studentin e Tiranën, të cilat të vendosur në palestrash shkollash të kryeqytetit do të jenë edhe si një mundësi për nxënësit e këtyre shkollave. Së pari bëhet fjalë për Shkollën e Mesme Ekonomike, ku do të stërvitet Tirana, si dhe për një shkollë 9-vjeçare, ku do të përgatitet Studenti me trajner Jonuz Tufa.
Po kështu është vendosur dhe pjesëmarrja në Kampionatin Botëror Individual, që do të zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë, nga data 29 maj, deri më 5 qershor 2017, ndërsa më parë do të bëhet dhe një përgatitje 10-ditore në Durrës. Kjo ishte dhe mbledhja e parë e kryesisë së pingpongut shqiptar.