AlbanianSport.com 02.02.2017 09:45
ASNN – Klubi i futbollit “Trepça” ishte i fundit që paraqiti lojtarët për regjistrim në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) në përfundim të merkatos së janarit. Por ai është i pari sa i përket numrit të lojtarëve të federuar.
Në orët e fundit të së martës, kur edhe ishte dita e fundit për regjistrim, Trepça paraqiti një ekip futbolli, plot 18 lojtarë për federim. Pesë prej këtyre 18 futbollistëve janë nga vendet afrikane.
Disa prej tyre janë të rinj me moshë e disa me përvojë në futbollin e Kosovës. Por, për trajnerin e skuadrës nga Mitrovica, Fidaim Haxhiu, ka vend për të gjithë lojtarët. Ai thotë se lojtarët e transferuar i përkasin së ardhmes së Trepçës.