Gjergj Vyshka 02.02.2017 08:50
Tek femrat, niveli më i lartë, që njihet si grupi A1, edhe për të mbaruar në të njëjtën kohë me djemtë, nisin më 11 shkurt, kurse niveli i dytë, grupi A2, nis më 25 shkurt, pasi ka më pak ndeshje. Kështu, Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur që këtë javë ta nisi fazën e dytë vetëm me meshkujt, të cilët edhe duke qenë me 9 ekipe në garë, kanë më shumë ndeshje se femrat.
E në të tilla kushte, kur letra e propozimit klubeve u ka shkuar që më 6 janar e kanë pasur kohë deri më 20 janar 2017 për të thënë “po” ose “jo”, niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, do ta nisë fazën e dytë më 11 shkurt 2017. Kurse kurse niveli i dytë, që njihet si grupi A2, më 25 shkurt 2017, sepse kanë mbetur 5 ekipe në garë, dhe, si të tilla, kanë më pak ndeshje.
Dhe kështu, meshkujt do ta mbyllin sezonin e rregullt më 8 prill 2017 fazën e dytë, A1-shi i femrave më 1 prill 2017, kurse A2-shi, më 25 mars 2017. E ndërkohë Federata Shqiptare e Volejbollit i ka lajmëruar të gjitha klubet që, nëse do të ketë ndryshime për efekte të transmetimit të ndeshjeve në televizion, kur, në fakt, tek meshkujt ka ndeshje të premten, atëherë do të lajmërohen për ndryshimet e tilla.