AlbanianSport.com 12.11.2014 11:15
ASNN – Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar të martën në mbrëmje seancën e parë stërvitore me grupin e plotë të lojtarëve që trajneri Xhovani De Biazi, në prag të dy ndeshjeve miqësore të mesit të nëntorit, atë kundër Francës dhe atë kundër Italisë.
Seanca stërvitore, e zhvilluar në kampin stërvitor të Kombëtares kuqezi në Durrës, ka zgjatur për 90 minuta, ndërsa ka nisur me nxjemjen e zakonshme, për të vijuar më pas punën me skemat taktike që trajneri De Biazi ka provuar për ndeshjet e radhës.
Siç dihet, më 14 nëntor 2014, Shqipëria është mysafire në Francë, për t’u ndeshur me përfaqësuesen vendase, në një ndeshje të vlefshme për grupin “I” të Eliminatoreve të Euro 2016-s, por që nuk mbart pikëzim.
Kjo për arsye se Franca është organizatore e Evropianit të dy viteve më vonë dhe si e tillë kualifikohet automatikisht, por është inkuadruar në një grup eliminator, për të patur mundësi që të luajë një numër të njëjtë ndeshjesh me skuadrat e tjera që do të kualifikohen.
Ndeshja me Francën luhet të premten, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa 4 ditë më vonë, Shqipëria përballet me Italinë në Xhenovë, në të parën miqësore midis dy vendeve fqinje në nivelin e të rriturve.