Laçi-Skënderbeu, 1-1 “in-extremis”, Vllaznia, mjafton Tafili ndaj Teutës

Share Button

AlbanianSport.com 01.02.2017 15:15

ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka luajtur të mërkurën pasdreke ndeshjet e para të dy prej çifteve të saj çerekfinaliste dhe Vllaznia ka hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikim, teksa ka mposhtur minimalisht Teutën, në takimin e zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Kuqebluve u ka mjaftuar një supergol i shënuar nga Tafili në gjysmën e pjesës së parë, për të marrë një fitore minimale, por, të vyer ndaj Teutës. Po pasdreke, në Laç, vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Kapanarit i cili shënoi në minutën e 69-të, por Osmani e shpëtoi Skënderbeun nga humbja.

Mbrojtësi ka gjetur rrjetën në minutën e 2-të shtesë. Në “Loro Boriçi”,
edhe pse nuk e ngriti dot lojën mbi nivelin mesatar, skuadra e trajnerit Armando Cungu arriti të mposhtë Teutën në ndeshjen e parë. Autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte Alsid Tafili.

Me një goditje fluturimthi në kufijtë e zonës, ai ndëshkoi skuadrën e trajnerit Gugsh Magani, që nuk arriti të shënonte në Shkodër, duke e vështirësuar misionin e kualifikimit. Ndërkohë, Skënderbeu arriti të barazonte vetëm në minutën e dytë të shtesës ndaj Laçit, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 69-të.

Pavarësisht këtyre dy rezultateve, sfidat e kthimit për këto çifte do të jenë vendimtare, pasi gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në orën 17:00 nisin edhe dy ndeshje e para të dy çifteve të tjera çerekfinaliste.

Flamurtari pret Besëlidhjen e Lezhës, ndërsa Tirana do të ndeshet në “Selman Stërmasi” Kukësin. Për të gjithë teleshikuesit, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të përcjellë drejtpërdrejt emocionet e ndeshjes Tirana-Kukësi, e cila luhet në Sadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, duke nisur nga orën 17:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh