AlbanianSport.com 01.02.2017 14:20
ASNN – Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) i ka shpërblyer me nga 50,000 dollarë amerikanë shtesë të 14 atletët që gjatë vitit 2016 zunë vendet e para në botë.
Në këtë përbërje të kësaj liste ishin 7 xhudistë meshkuj dhe 7 femra, që kanë pranuar shumën e shpallur të parave pas një njoftimi nga presidenti i IJF-së, Marius Vizer.
Një nga këta përfitues është edhe kampionia e Kosovës në “Rio 2016”, kampionia e botës dhe e Evropës, Majlinda Kelmendi.
Ajo është njëkohësisht edhe olimpistja e parë e artë pas debutimit të Kosovës në Olimpiadën e Rios vitin e kaluar.
Xhudistja nga Kosova është e para në renditjen botërore të femrave në kategorisë e peshës së saj trupore deri në 52 kilogramë.
“Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë atletët e nivelit të lartë, përfshirë edhe mua”, – ka thënë Kelmendi, kampione bote më 2013-ën dhe 2014-ën, e cituar nga “Insidethegames”.
“Presidenti i IJF-së, Vizer, po mendon shumë për atletët”, – ka vijuar ajo, duke folur për faqen e Internetit në fjalë.
“Ndjehem mirë kur kthehem e mendoj për vitin 2016, – ka theksuar Majlinda. – Të fitosh titullin Olimpik është arritja më e madhe e jetës sime.”