Atletikë / Kampionati Individual Dimëror & krosi kombëtar ngrenë siparin e 2017-ës

Share Button

Gjergj Vyshka 01.02.2017 12:30

Kampionati Kombëtar Individual Dimëror dhe Krosi Kombëtar janë dy veprimtaritë e para të vitit 2017 për atletikën shqiptare. Kështu ka lajmëruar Federata Shqiptare e Atletikës përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Nikolin Dionisi.

Kampionati Kombëtar Individual Dimëror, që është me të njëjtin program që zhvillohet Ballkaniada dhe Evropiani i Sallave të Mbyllura, do të zhvillohet, si gjithnjë në Stadiumin “Elbasan Arena”, më 8 shkurt 2017.

Risia është se, këtë herë, edhe hedhjet, bëhet fjalë për gjylen, sepse çekiç, shtizë e disk nuk ka, do të zhvillohen në po në mjediset e Stadiumit “Elbasan Arena”, ndërsa më parë është zhvilluar në këndin e hedhjeve në kryeqytet.

Federata Shqiptare e Atletikës ka lajmëruar të gjitha klubet anëtare të saj se në fund të Kampionatit Kombëtar do të bëhet dhe mbledhja teknike, e cila do të përcaktojë kandidatët për Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura.

Ai do zhvillohet në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, më 25 shkurt 2017. E më pas miratimi i tyre do të bëhet nga Komiteti Drejtues, ndërsa është lajmëruar se do të jetë një numër i reduktuar pjesëmarrësish.

Kjo sepse të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Federata Shqiptare e Atletikës. Sakaq më 12 shkurt, tashmë pranë shkollës jo publike “Uillson” tek Kodrat e Liqenit në kryeqytet, do të zhvillohet dhe krosi kombëtar.

Këto janë dy veprimtaritë e para kombëtare, që do të ndiqen, më pas, një mori veprimtarish ndërkombëtare dhe atletika shqiptare duket se e ka nisur fort vitin 2017.

 

Kampionati Kombëtar Individual Dimëror i Atletikës

 

Programi i garave:

 

Meshkuj

 

Kërcim trehapësh                            ora 11:00

Hedhje gjyle                                      ora 11:00

60 metra me pengesa                     ora 11:10

60 metra                                             ora 11:20

Kërcim së gjati                                  ora 11:40

400 metra                                          ora 11:40

800 metra                                          ora 12:00

Kërcim së larti                                   ora 12:30

3000 metra                                        ora 12:30

1500 metra                                        ora 13:00

 

Femra

 

60 metra me pengesa                     ora 11:00

Kërcim trehapësh                            ora 11:00

Hedhje gjyle                                      ora 11:00

60 metra                                             ora 11:30

800 metra                                          ora 11:50

400 metra                                          ora 12:15

Kërcim së gjati                                  ora 12:45

3000 metra                                        ora 12:45

1500 metra                                        ora 13:15

Kërcim së larti                                   ora 13:20

 

Krosi Kombëtar në Atletikë

 

Programi i garave:

 

4 kilometra (të reja)                        ora 12:00

6 kilometra (të rinj)                         ora 12:30

8 kilometra (të rritura)                    ora 13:00

10 kilometra (të rritur)                      ora 13:30

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh