Gjergj Vyshka 01.02.2017 10:40
Gazeta “Sport Ekspres”, ashtu sikurse ka bërë të njëjtën gjë kur pyeti të dy palët, dje ka kontaktuar dhe Ilir Sulin pas akuzave të rënda që Qerimaj ka thënë për të. Sipas Sulit, as nuk ka ndërmend të merret me jetën private të askujt e jo më të Qerimajt. “Më vjen keq për Qerimajn që flet në atë mënyrë, – ka thënë ai.
“Unë nuk thashë asgjë dhe ndjej neveri për fjalët e tij, – ka vijuar ish-shtangisti. – Sidoqoftë, ne i dolëm në krah këto javë të fundit, kur kishte probleme me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, dhe më bëhet qejfi që ata i sheshuan polemikat.”
“Është jeta e tij private, janë bisedat e tij me Gjozën dhe unë nuk kam pse merrem me atë punë. Sa për drogë, në këtë vend akuzohet dhe kryeministri jo më Ilir Suli. Gjynah dhe më vjen keq për Erkandin, sepse nuk kam aluduar për pazare. Dhe nuk ia vlen të zgjatem më shumë”, – ka përfunduar Suli, duke folur për “Sport Ekspres”.