AlbanianSport.com 01.02.2017 07:55
ASNN – Transferimi i futbollistit të ri, Agim Zeka, nga Skënderbeu i Korçës tek skuadra franceze e Lilës, bëri bujë të madhe në Kosovë. Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, i vlerësua se Lila ka transferuar një futbollist me vlera të mëdha.
Por, për fat të keq, potencialin e 18-vjeçarit Zeka nuk e vlerësoi edhe Prishtina, klubi ku ai edhe është rritur e zhvilluar si futbollist. Përveçse ka humbur një futbollist të talentuar, Prishtina ka humbur edhe përfitimin nga transferimi i tij.
Është Skënderbeu i Korçës, që nga transferimi i Zekës tek Lila, ka përfituar 300 mijë euro dhe ka arritur ta ruajë 20 % të pronësisë së kartonit të tij. Me ruajtjen e kartonit, Skënderbeu do të ketë mundësi të përfitojë financiarisht edhe nga transferimet e ardhshme të lojtarit.