Peshëngritje / Suli: Gjoza të iki me konsensus, shtanga s’ka nevojë për zhurmë

Share Button

Gjergj Vyshka 31.01.2017 09:45

Ish-nënkampioni i Evropës akuzon për pazare të pista pas konfliktit të drejtuesve të shtangës me Erkand Qerimajn dhe ndihet i tradhtuar. Gjetja e gjuhës së përbashkët mes Erkand Qerimajt dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, duke aluduar dhe për shuma parash, në një farë mënyre jo të faktuar, duket se nuk kanë tingëlluar mirë në komunitetin e peshëngritjes.

Madje një pjesë e mirë e tyre ndihen dhe të tradhtuar. Dhe njëri prej tyre është Ilir Suli, i cili tregon se janë gjëra që kanë ndodhur dhe në kohën e Esat Ademit, por peshëngritja nuk ka nevojë për zhurmë false. Vetëm të eci përpara, ndërsa Suli nuk kërkon të flasë në emër të kandidatit për president Thedhor Masllavica. Ai i ka bërë thirrje Gjozës të tërhiqet me konsensus, ndërsa duhet të votojnë sportistët, pasi ata e kanë në kurriz.

Ja dhe intervista e tij për “Sport Ekspres”, e cila ka qenë edhe pjesë e emisionit “E hëna sportive” në Televizionin Shqiptar, drejtuar nga Eno Skarço, të cilën AlbanianSport.com jua sjell këtu.

 

– Ilir Suli ish-nënkampion i Evropës, peshëngritja shqiptare ka kaluar një dhjetëditësh të vështirë me debate dhe konflikte deri në kërkesë për prokurori. Por duket se Qerimaj e Gjoza i sheshuan konfliktet. U zgjidhën problemet e Peshëngritjes?

– Problemet e peshëngritjes nuk zgjidhen me një njeri, apo me tekat e gjithkujt. Çdo sportist ka kërkesat e tij legjitime për t’u zgjidhur. Por e gjithë kjo zhurmë, apo kjo mënyrë zgjidhjeje nuk vjen era e mirë. E them këtë sepse ka ndodhur dhe herë të tjera kur ka qenë president Esat Ademi.

 

– Çfarë do të thotë kjo?

– Do të thotë që kanë rënë në ujdi në mënyra të tjera dhe unë nuk dua ta besoj këtë. Leku çan bllokadën, por unë nuk dua ta besoj

 

– Ju çfarë besoni në këtë drejtim, si është gjetur gjuha e përbashkët?

– Me fjalë thuhet për një “muhabet” të shëmtuar, Insha’Allah nuk është e vërtetë. Sepse nëse do të jetë kështu i bie që të dalë kundër të gjithë shokëve. I bie që të jetë bërë një pazar me lekë, por thash dhe një herë, shpresoj të mos jetë e vërtetë. Erkandi është shprehur që këtë çështje do ta ndjekë ditë pas dite dhe do të jetë transparent. Të shohim çfarë do të ndodhi.

 

– Në të tilla raste kur Erkandi është bërë baba ka dhe urime. Ju pse e quani rënie në ujdi me shuma lekësh dhe sa mund të jetë?

– Shuma lekësh, këto në fakt janë gjëra të pa faktuara. Normalisht fjalë ka. Ne kemi një jetë që e njohim njëri-tjetrin dhe e njohim vërtetë shumë mirë. Unë nuk dua të përqendrohem tek Erkandi se çfarë ka bërë dhe çfarë do të bëjë me Elezin. Në fund të fundit është jeta e tij personale. Unë dua të flas se çfarë po ndodh me Federatën tonë. Elezi është i lagjes “nëm” dhe ka një jetë që bën këtë punë. Dhe e njoh mirë. Nga “Begs”, peshëngritës tek Partizani, doganier, tek patentat është marrë me politikë. Më mirë le të merret me politikë e ndonjë punë tjetër, sepse shtangën nuk e bën dot. Është i lagjes “nëm” dhe lekë nuk ka. Ai thotë janë 70 milion dhe kaq mund të bëjë. Po për çfarë je president? President je për të hedhur lekë për sportistët. Po marr një shembull tjetër. Kandidati për president ka thënë po menaxhoj këto lekë dhe do të hedhë dhe të tjera. Kemi një jetë që zihemi dhe po bëhemi si “këmbët e dhisë”. Është turp për komunitetin e peshëngritjes. Të votojnë sportistët, sepse atyre u djeg më shumë. Ata me kollare të zgjidhin problemet e tyre, ndërsa të votojnë ata që e kanë në kurriz. Peshëngritja ka arritur në një tjetër nivel si do të dalë kampion bote, kampion olimpik. Nuk diskutohet më për “kampion” Shqipërie. Niveli i shtangës është rritur dhe kërkesat janë më të larta. Elezi duhet të iki me konsensus, veçse gjë personale me të nuk kam. Peshëngritjen le ta marrë ai që e do dhe kontribuon për të, shto këtu dhe çfarë mund të japi shteti

 

– Është e vërtetë që është në mes një shumë prej 5,000 eurosh për të sheshuar mosmarrëveshjet me Qerimajn?

– Edhe mund të jetë e vërtetë, por sinqerisht nuk jam në brendësi të këtyre muhabeteve. Çfarë nuk mund të ndodhi. Mund të jetë 20, apo 30, por nuk mund të fokusohemi këtu. Kështu e mendon, kështu e bën nëse vërtetë e ka bërë një gjë të tillë. Por ka ndodhur me Ademin, që dolën në rrugë dhe më pas u shoshitën gjërat dhe shokët e tij e dinë më mirë këtë gjë.

 

– Ju jeni të tradhtuar në këto momente?

– Unë nuk merrem me sport. Ndihem i tradhtuar pse e bëjnë fjalën peshëngritje për pazare të ulëta që nuk duhet të ndodhin. Inshallah nuk është e vërtetë, sepse normalisht fakte nuk kemi. Por çudirat ndodhin, aq më tepër që komuniteti i shtangës është i varfër.

 

– Dikush mund të thotë që Ilir Suli po bën fushatë për kandidatin për president Theodhor Masllavica…

– Pyesni Esat Ademin, por dhe Theodhor Masllavicën. Jam njeriu që kam marrë të mira materiale më pak dhe kjo është e faktuar. Të gjithë kur kanë nevojë i bien derës dhe shkojnë tek Dhori për ndonjë lek, por më pas kur vjen puna për votën nuk ndodh. Sigurisht që kanë frikë, sepse ka dhe presione politike me heqjen nga puna. Dhe këto kanë ndodhur. Unë nuk vij në emër të Dhorit, vij në emër të peshëngritjes. Peshëngritja duhet të godasë fort në këto aktivitete që ka, të vëri në vend emrin dhe nderin që duhet. Ka nevojë për mbështetje, jo për zhurmë false.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh