Futboll – Femra / Fazliu: Kosova është gati, Shqipëria, sfidë emocionuese

Share Button

AlbanianSport.com 28.01.2017 17:55

ASNN – Pas meshkujve, do t’u vinte radha edhe femrave. Dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra, do të debutojë zyrtarisht më 6 prill 2017 në arenën ndërkombëtare, ku vajzat e topkëmbës, të drejtuara nga trajnerja Afërdita Fazliu do jenë pjesë e para-eliminatoreve të Kampionatin Evropian të 2019-ës, që do të mbahet në Francë. Shorti i hedhur pak ditë më parë, vendosi që Kosova dhe Shqipëria të jenë në Grupin 2 bashkë me Greqinë dhe Maltën.

Trajnerja Fazliu, ka thënë, duke folur për mediat e Prishtinës, se nuk ka dashur që Kosova dhe Kombëtarja shqiptare të jenë në të njëjtin grup. Natyrshëm, ajo shprehet e lumtur që Kosova do të jetë për herë të parë pjesë e Eliminatoreve, ndërsa premton se përfaqësuesja që drejton do të përgatitet seriozisht, në mënyrë që të ketë një prezantim sa më të mirë në rrugëtimin drejt Evropianit “Francë 2019”. Ajo e pranon se sfida me Kombëtaren shqiptare do të jetë një ndeshje më shumë emocione.

Për më tepër që, sipas saj, një numër i madh i lojtareve të Kosovës janë pjesë e vajzave kuqezi. Fazliu beson se përballja Kosovë-Shqipëri do të jetë një ndeshje të bukur. “Ndoshta është një prej ndeshjeve me më shumë emocione, kur ke parasysh faktin se një numër i madh i lojtareve nga Kosova janë pjesë e Kombëtares shqiptare, – ka thënë ajo. – Nuk është e lehtë edhe për ne, pasi është ngarkesa e ndeshjes se parë që luajmë në arenën ndërkombëtare.”

“Dhe, kur i shtohet edhe pesha që luajmë kundër Kombëtares shqiptare, me siguri që aspekti emocional në këtë ndeshje i kalon kufinjtë e një ndeshjeje futbolli”, – ka shtuar ajo. Fazliu është e vetëdijshme se Grupi në të cilën ndodhet Kosova, është i vështirë, por ajo nuk e përjashton mundësinë e surprizave. Ajo pohon se koha për përgatitje është e shkurtër, sepse sipas saj, janë vetëm dy muaj në dispozicion. Por trajnerja thekson se ka hartuar një program të mirë të punës, dhe ajo është e bindur se më punë intensive, Kosova do të jetë gati për sfidën e parë paraeliminatore të “Euro 2019”-ës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh