AlbanianSport.com 28.01.2017 13:45
ASNN – Në prag të nisjes të pjesës së dytë të sezonit të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit, që ngre siparin më 3 shkurt, u mbajt sot në Shkodër një seminar kualifikues i gjyqtarëve dhe vëzhguesve.
Ky seminar, i mbajtur nën drejtimin e specialistit të njohur evropian të gjykimit, kroatit Dragan Meda, është në kuadër të një projekti për zhvillimin e gjykimit në vendet e vogla, të mbështetur nga Federata Botërore e Basketbollit.
Kështu, nën drejtimin e specialistit të njohur evropian të gjykimit, Dragan Meda, është mbajtur të dielën në Shkodër një seminar praktik me gjyqtarët dhe vëzhguesit e basketbollit shqiptar.
Ky seminar është në kuadër të një projekti për zhvillimin e gjykimit në vendet e vogla, të mbështetur nga Federata Botërore e Basketbollit. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, këto seminarë janë kthyer tashmë në domosdoshmëri.
Edhe gjyqtari i njohur ndërkombëtar, Gentian Cici, i ka vlerësuar si të dobishëm të tillë seminarë. Ky seminar kualifikues i gjyqtarëve dhe vëzhguesve u mbajt në prag të nisjes të pjesës së dytë të sezonit për të rritura dhe të rritur, që ngre siparin më 3 shkurt 2017.