Futbolli i Sallës / Shqipëria, Resuli i luan të gjithë, por fiton me Maltën

Share Button

Gjergj Vyshka 28.01.2017 11:15

Duke parë që tashmë kualifikimi është në “xhep”, trajneri Erind Resuli kishte menduar t’i jepte më tepër shanse lojtarëve që kanë luajtur më pak. Dhe këtë e ka nisur me portierin Rrapi, i cili është ndër më të vjetrit e kësaj përfaqësueseje, sepse e ka nisur futbollin e sallës, jo pak, por para 13 vjetësh.
E pastaj e gjithë pjesa tjetër është e lojtarëve që kanë përballuar të gjitha këto ndeshje eliminatore. Kuqezinjtë e kanë nisur mirë dhe shpejt ndeshje, ashtu sikurse kanë bërë dhe përballë Bullgarisë e Anglisë. Ka shënuar Alibegu, por maltezët kanë barazuar shpejt me Azopardin. Dhe, pas golit të Frendos, janë ishullorët që kanë përmbysur dhe e kanë mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1.
I janë dashur shumë punë dhe mund kuqezinve për të barazuar, gol i cili ka ardhur nga Brahimi në minutën e 24-t. Dhe, vetëm në fund, me anë të Selmanajt kanë siguruar fitoren e 3-të në po aq ndeshje të kësaj faze paraeliminatore. Sepse për hir të së vërtetës duhet pranuar që Malta është marrë shumë më lehtë se të tjera.
Por në fund fitore 3-2 dhe tashmë mendja në prill në Azerbajxhan; e para kualifikohet direkt për në finalen e Evropianit, e dyta dhe e treta shkon në “play-off”, çka nënkupton shanse realisht më të mëdha për Shqipërinë e futbollit të sallës që të ëndërrojë për gjithçka.

 

Kampionati Evropian
i Futbollit të Sallës

 

Turi paraeliminator

 

Grupi D

 

Të martën, 24 janar 2017:
Angli – Maltë 5-1
Bullgari – Shqipëri 1-7

 

Të mërkurën, 25 janar 2017:
Shqipëri – Angli 5-1
Bullgari – Maltë 6-1

 

Të premten, 27 janar 2017:
Maltë – Shqipëri 2-3
Bullgari – Angli 1-4

 

Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Shqipëria 3 3 0 0 15-4 9
2. Anglia 3 2 0 1 10-7 6
3. Bullgaria 3 1 0 2 8-12 3
4. Malta 3 0 0 3 4-14 0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh