Gjergj Vyshka 27.01.2017 13:25
Serena kundër Venusit, ndërsa në Melbërn motrat Uilliams kthejnë të kaluarën. Në gjysmëfinale, 36-vjeçarja Venus ka mundur bashkatdhetaren Koko Vandevege, e cila është 11 vjet më e re se amerikania. 6-7, 6-2, 6-3 dhe pas dy orësh e gjysmë lojë ka dalë fitimtare.
Kurse 35-vjeçarja Serena ka kaluar pa probleme të ashtuquajturën surprizë të “Australian Open”, Luçiç-Baroni në thuajse 50 minuta; 6-2, 6-1. Ndërkaq, Rozher Federer është i kualifikuari i parë për meshkuj në finalen e turneut të madh të tenisit botëror në Melbërn.
Kështu, ai e ka festuar 35-vjetorin e lindjes me një fitore të bujshme ndaj Vavrinkës. Një ndeshje e mirë e tij në 5 sete që ka shkuar më shumë se 3 orë, ndërsa kështu është kthyer në një finale të madhe duke iu kthyer lavdisë së dikurshme. E sot luhet gjysmëfinalja e dytë mes Nadalit dhe Dimitrovit.
Turneu i Hapur Ndërkombëtar i Tenisit
“Australian Open 2016”
Çerekfinalet
Femra:
Venus Uilliams – Vandevege 2-1 (6-4, 6-7, 6-3)
Serena Uilliams – Luçiç-Baroni 2-0 (6-2, 6-1)
Meshkuj:
Federer – Vavrinka 3-2 (7-5, 6-2, 1-6, 4-6, 6-3)
Nadal – Dimitrov sot