Historike, Organizata e Kombeve të Bashkuara njeh autonominë e sportit

Share Button

OKB-IOC-flamujt

Gjergj Vyshka 12.11.2014 07:05

Thirrja e Tomas Bahut: “Vazhdoni dialogun politik për t’i dhënë sportit pavarësinë e munguar”. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar angazhohet pas vendimit të marrë më 3 nëntor 2014. Organizata e Kombeve të Bashkuara, të paktën edhe sipas letrës së shpërndarë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në faqen e saj të internetit dhe të “Facebook”-ut, ka njohur autonominë e sportit. Gjithçka ka ndodhur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, atje ku miratuar në unanimitet të plotë rezoluta, e cila konfirmon: “Mbështetje të pavarësisë dhe autonomisë së sportit, si dhe misionit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në udhëheqjen e lëvizjes olimpike”.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, ka nënvizuar prej kohësh nevojën e autonomisë së sportit, gjë që e ka bërë dhe në një diskutim që ai ka mbajtur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në nëntor 2013. “Sporti është me të vërtetë e vetmja zonë e ekzistencës njerëzore, e cila ka arritur ligj universal. Dhe për ta aplikuar këtë ligj universal në të gjithë botën, sporti duhet të ketë autonominë e tij të përgjegjshme. Politika duhet ta respektojë autonominë e sportit”.

Rezoluta i njeh sportit të drejtën për të promovuar arsimin, shëndetin, zhvillimin dhe paqen dhe vë në plan rëndësinë e rolit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe të lëvizjes olimpike duke pasur gjithnjë në plan të parë realizimin e këtyre objektivave. Rinjohja e idesë se evenimentet e mëdha sportive ndërkombëtare duhet të jenë të organizuar me një shpirt paqësor, mirëkuptim të ndërsjellët, miqësi, tolerancë dhe papranueshmërinë e diskriminimit të asnjë tipi apo natyre, si dhe unifikimi i të gjitha të drejtave, që duhet të respektohen, është një tjetër pikë që ka arritur akti i firmosur në OKB.

Domethënë është qartësisht e inkurajuar pjesëmarrja e plotë në këto aktivitete sportive dhe bojkotimi i tyre është krejtësisht në të kundërt të kërkesës së Kombeve të Bashkuara për respektin e vlerave të sportit. “Jemi shumë të favorizuar me këtë rezolutë, si një bashkëpunim i plotë në marrëdhëniet mes sportit dhe politikës, – ka thënë dje presidenti Bah. – Duhet të formojmë partneritetin me organizatat politike mbi bazën e rinjohjes së autonomisë së sportit. Raportet e mira mes Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar duhet të shërbejnë si një shembull për marrëdhëniet mes komiteteve olimpike kombëtare dhe qeverive të vendeve të ndryshme në botë.”

“Këto raporte me qeveritë duhet të arrijnë në qëllimin që sporti të mbetet gjithmonë neutral dhe i pavarur nga politika”, ka thënë Bah. OKB-ja në rezolutën e saj ka njohur dhe Kartën Olimpike, por mbi të gjitha dhe nenin 6, e cila thotë: “Është e ndaluar çdo formë diskriminimi, që është i papajtueshëm me Lëvizjen Olimpike”. Kjo rinjohje reflekton dhe përgjegjësinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të respektuar plotësisht nenin 6 dhe kartën olimpike në Lojërat Olimpike dhe në aktivitetet e saj olimpike. Si një organizatë sportive, IOC-ja nuk ka një mandat për të imponuar masa për shtetet sovrane jashtë fushave të tyre.

Lojërat Olimpike mund t’i tregojnë botës dhe vendit pritës se një shoqëri paqësore është e mundur që të fusë më tepër harmoni mes njerëzve dhe më tepër respekt për dinjitetin e të gjithëve. Në një letër drejtuar kryetarëve të Komiteteve Olimpike Kombëtare, të cilët janë 205, presidenti Tomas Bah i ka kërkuar më tepër forcim të autonomisë së sportit dhe shtimin e dialogut me liderët politik për të inkurajuar lëvizjen dhe zhvillimin që Kombet e Bashkuara kërkojnë më 2015-ën. “Është e rëndësishme që Komitetet Olimpike Kombëtare të punojnë me qeveritë kombëtare për të integruar sportin në fushat e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban, kohezionit social dhe ndërtimit të paqes”, ka thënë presidenti Bah.

Njoftimi nga ana e Kombeve të Bashkuara është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, e cila ka paraqitur një raport në çdo dy vjet për sportin dhe zhvillimin e paqes. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, edhe duke pasur rolin e vëzhguesit në OKB që nga 2009-ta, është përfaqësuar nga anëtari i saj dhe vëzhguesi i përhershëm në Kombet e Bashkuara, Mario Peskante. Në fjalën e tij në emër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Peskante ka thënë: “Bashkëpunimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar me OKB tregon ndikimin pozitiv që vjen nga angazhimi efektiv ndërmjet sportit, biznesit, politikës, kulturës dhe aspekteve të tjera të shoqërisë”.

“Sporti mundet të ndryshojë botën, por nuk mund ta ndryshojë botën vetëm. Kjo është arsyeja pse IOC-ja, nën udhëheqjen e presidentit Tomas Bah, është duke punuar më shumë se kurrë me biznesin dhe udhëheqësit politikë në nivelet më të larta për më shumë autonomi sportive”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të raportojë përsëri në sesionin e 71-të mbi zbatimin e iniciativave të përcaktuara në rezolutën gjatë një diskutimi në rendin e ditës me temën “Sporti për zhvillim dhe paqe”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh