Futbolli i Sallës / Halimi: Kualifikim historik është dedikim për Alfred Ziajin

Share Button

Gjergj Vyshka 26.01.2017 16:15

Kapiteni i kuqezinjve: “Nuk dua të mendoj për turin tjetër, tani është koha për të festuar, sepse është një hap i rëndësishëm për ne”. Roald Halimi, kapiteni i kombëtares së futbollit të sallës të Shqipërisë, por njëkohësisht dhe shënuesi i golit të 5-të në fitoren ndaj Anglisë, ka qenë më shumë se sa i kënaqur me kualifikimin për më tej në Evropian.

Dhe duke qenë se ka mbërritur për herë të parë më 2009-ën në kombëtare, kjo me këmbënguljen e ish-presidentit të shoqatës kombëtare të minifutbollit shqiptar, Alfred Ziajin, por dhe me dëshirën e presidentit aktual të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, Halimi e ka pasur një dedikim. Dedikim dhe falënderim pikërisht për atë që e mori për herë të parë në këtë kombëtare, Alfred Ziajin.

“Ky është një kualifikim historik, – ka thënë ai. – Unë kam gati 8 vjet që jam në këtë kombëtare, – ka thënë ai. – Jam bëre kapiten i saj kur isha shumë i ri. I jemi afruar disa herë kualifikimit, por asnjëherë nuk ia kemi arritur e kjo edhe për një ndeshje. Jam shumë krenar me të gjithë skuadrën, stafin dhe të gjithë ekipin. Gjërat kanë filluar të ndryshojnë për mirë.”

“Kemi nisur të seleksionojmë lojtarë nga jashtë, – ka theksuar Halimi. – Është një kualifikim historik dhe një hap shumë i rëndësishëm i karrierës sime. Një dedikim special për Alfred Ziajin. Është i pari që më ka marrë në këtë kombëtare. Ai nuk është më, por ka dhënë shumë për këtë sport, sepse ishte njeri me pasion. Meqë më ka marrë në këtë kombëtare, unë ia dedikoj këtë sukses atij.”

“Ky grup ka dy-tre vjet bashkë. Vetëm 2-3 lojtarë që vijnë për herë të parë. Janë lojtarë me mentalitet fitues dhe nuk është se ka ndryshuar gjë. Thjesht jemi duke ndryshuar mentalitetin e marrjes së rezultateve. Nuk dua të mendoj tani për raundin tjetër. Është koha për të festuar, sepse ky është kualifikim historik për të gjithë. Nesër do të mendoj për ata që do të kemi përballë në prill”, – ka përfunduar Halimi, duke folur për “Sport Ekspres” nga Varna.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh