Gjergj Vyshka 26.01.2017 15:25
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, ka firmosur ndeshjen e tij të 13-të si gjyqtar në Ligën e Kampioneve.
Ai ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit A në Domzhale të Sllovenisë, atje ku skuadra vendëse “Helios Sans” është mundur nga “CEZ Nymburk” 57-67 (17-17, 10-20, 14-21, 16-9).
Gjyqtar i parë ka qenë spanjolli Fernando Kalatrava, i tretë letonezi Arnis Ozols, ndërsa vëzhgues slloveni Andrej Jelen.
13 ndeshje në Ligën e Kampioneve, katër në Fiba EUROPE CUP, një në Ligën e Evropës për femra dhe në total 18 ndeshje ndërkombëtare.
Kështu, Cici vijon të jetë javë pas jave në arenën ndërkombëtare. E kjo është vlerë e shtuar për basketbollin shqiptar.