AlbanianSport.com 26.01.2017 14:35
ASNN – Vllaznia-Kukësi është sfida hapëse për fazën e tretë të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. “Kampionët” e dimrit shkojnë në Shkodër me synimin e vetëm për të marrë 3 pikët. Për Kukësin do të mungojnë në këtë ndeshje, Ndreca dhe Alla, ndërsa mbrojtësi Rrumbullaku, i ardhur gjatë merkatos së dimrit, do të luajë nga minuta e parë.
Këtë fundjavë rifillon Kategoria Superiore dhe Vllaznia-Kukësi është ndeshja hapëse e fazës së tretë të tij, e cila do të luhet të premten. Skuadra kuksiane vjen në këtë sfidë me synimin e vetëm për të marrë tri pikët. Kështu është shprehur trajneri Ernest Gjoka, gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur sot në kryeqytet. Kukësi do të ketë dy mungesa, Grecën dhe Allën.
Ndërsa Rrumbullaku, një nga lojtarët e ardhur gjatë merkatos së dimrit, do të aktivizohet si titullar ndaj Vllaznisë. Ndërsa kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, ka vënë theksin se, që të shpallen “kampionë”, verilindore duhet patjetër të vlerësojnë çdo sfidë që luajnë si brenda dhe jashtë fushe.