Gjergj Vyshka 26.01.2017 11:15
Fitorja e dytë e kuqezinjve të Erind Resulit, dje ndaj Anglisë, 5-1, dhe ndeshja e fundit të premten me Maltën më shumë se sa formalitet. Shqipëria e futbollit të sallës për herë të parë në historinë e saj të pjesëmarrjeve në arenën ndërkombëtare, pra të eliminatoreve të Evropianit dhe Botërorit, ka siguruar kalimin e një turi. Ka ndodhur kështu në Varna të Bullgarisë, teksa kuqezinjtë e trajnerit Erind Resuli kanë marrë fitoren e dytë radhazi, duke mundur 5-1 Anglinë.
Që do të thotë se të premten ndeshja me Maltën është thjesht formalitet. Kuqezinjtë e kanë siguruar tashmë kalimin për në turin tjetër dhe kjo është historike për kuqezinjtë e sallës, për më tepër në kushtet kur prej dy vjetësh nuk bëhet një kampionat profesionistësh. E megjithatë, të paktën me përfaqësuesen e futbollit të sallës, futbollistët kanë nderuar fanellën. Kuqezinjtë e kanë zgjidhur shpejt ndeshjen, ndërsa në harkun kohor të një minute, asaj të 13-të, kanë shënuar dy herë.
Fillimisht me Karajën dhe, më pas, me Selmanajn. E pjesa e parë është mbyllur 2-0. Në pjesën e dytë ka thelluar Brahimi në të 25-ën minutë, kurse për anglezët ka ngushtuar rezultatin Belinger. Sërish Brahimi dhe, më pas, Roald Halimi, dhe, në fund të 40 minutave, shënohet rezultati 5-1 për Shqipërinë, e cila kështu me dy fitore, 12 gola të shënuar si asnjëherë tjetër dhe vetëm dy të pësuar, por dhe 6 pikë të grumbulluara, është në turin tjetër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian.
Dhe kjo nuk është pak për ta ringritur dhe një herë futbollin e sallës në Shqipëri, sepse vlerat ekzistojnë.
Shqipëri – Angli 5-1
Shënues: Karaja 13’, Selmanaj 13’,
A. Brahimi 25’, 34’, Halimi 30’ / Belinger 28’
E mërkurë, 25 janar 2017, ora 15:30 (16:30 lokale)
në Pallatin e Kulturës dhe Sportit, Varna Bullgari
Shqipëria: Gashi, A. Brahimi, Mejzini, Selmanaj, Halimi / Rrapi, Agolli, Alibegu, Begaj, Karaja, Mullaj, T.Shkodra, Kaca, A. Shkodra. Trajner: E. Resuli
Anglia: Kroft, Rexha, Raoni Medina, Kok, Uollës / Sims, Goldstajn, Rid, Kilman, Palfriman, Betson, Belinger, Ueb, Uërd. Trajner: M. Skubala
Gjyqtarë: G. Osomkov (Estoni), J. Barton (Maqedoni)
Kartonë të verdhë: Halimi / Raoni Medina, Ueb
Karton i kuq: Kok
Kampionati Evropian
i Futbollit të Sallës
Turi paraeliminator
Grupi D
Të martën, 24 janar 2017:
Angli – Maltë 5-1
Bullgari – Shqipëri 1-7
Të mërkurën, 25 janar 2017:
Shqipëri – Angli 5-1
Bullgari – Maltë 6-1
Të premten, 27 janar 2016:
Maltë – Shqipëri ora 16:30
Bullgari – Angli ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Shqipëria 2 2 0 0 12-2 6
- Anglia 2 1 0 1 6-6 3
- Bullgaria 2 1 0 1 7-8 3
- Malta 2 0 0 2 2-11 0