AlbanianSport.com 25.01.2017 19:50
ASNN – Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në parim ka një marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), që lojtarët nga Kosova që kanë luajtur apo që luajnë për përfaqësuesen e Kosovës të mos ftohen nga Shqipëria.
Por, me gjithë këtë “marrëveshje”, futbollistët nga Kosova vazhdojnë të joshen e të ftohen nga Shqipëria, madje më të mirët, shkruan sot e përditshmja e mirënjohur “Koha Ditore”.
Pas largimit drejt Shqipërisë të Narcis Alibegut, lojtarit më të mirë kosovar të futbollit të sallës, këtë pritet ta bëjë edhe futbollistja më e mirë në Kosovë, Qëndresa Krasniqi, e cila do të mbetet kuqezi.
Ikjen e tyre nga Kosova drejt Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, thotë se nuk mund ta ndalë. Por, shton se largimi në këtë formë nuk është i moralshëm.