Gjergj Vyshka 25.01.2017 15:15
“Si mund të hiqja Diana Matën e të futesha vetë? – thotë qitësja Lume Pepa. – Nëse e zuri frika nga puna ime të punonte dhe ajo si unë dhe shumë. Unë isha trajnere me të rinjtë dhe stërvitesha vetë. Që t’i merrja vendin duhet të lija sportin e kjo gjë nuk më interesonte, sepse kam investuar duke blerë veshje të cilat kushtojnë dhe dua t’i përdor sepse kam akoma synime.
Çfarë interesi kisha unë të shkatërroja Tiranën, po Tirana vetë çfarë bëri për të mbrojtur ekipin? – ka vijuar ajo. – Unë nuk mund të shkatërroj, sepse vetëm ndërtoj. Kaq frikë kishin nga unë, sepse mbrojnë veten e tyre”. Dhe, në fund, Pepa e ka pasur një thirrje: “Nallbani bëhu burrë me ligjet dhe jo të hedhësh kampionët e rekordmenët në rrugë, sepse nuk ka ligj që të dënon kur tregon të vërtetën.”
“Kurse për Diana Matën do të kisha vetëm një këshillë: Lëri shpifjet dhe gënjeshtrat dhe ul kokën para ligjit, sepse ke përfituar me dëshirë!” – ka përfunduar Pepa. Po çfarë pati vendosur KAS-i? Më 30 dhjetor 2016, Këshilli i Arbitrazhit Sportiv si gjykatë pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, me trupën gjykuese të përbërë nga Aldo Zadrima. Mariela Bërliku dhe Pertef Hamzaj, pati vendosur si vijon:
“Pranimin e pjesshëm të padisë së bazuar në ligj dhe prova; Detyrimin e Klubit Sportiv Studenti për të paguar në favor të palës paditëse pagën mujore të papaguar nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në datën e shpalljes së vendimit nga ky trup gjykues; Rrëzimin e padisë për sa i përket pretendimeve të tjera të palës paditëse. E kështu Pepa do të përfitojë vetëm një pjesë të rrogës e jo më tej, sepse nuk është pranuar dhe vendosur që ajo të kthehet në Klubin Shumësportësh “Studenti”.