Peshëngritje / Qerimaj thirrje shtangistëve: Reagoni, mos u bëni dele!

Share Button

Gjergj Vyshka 25.01.2017 07:55

Reagimi edhe ndaj Briken Caljes: “Kur më kërkove të dilja në krah të dola kundër Elezit, më shfrytëzove për të shkuar në Olimpiadë”. Erkand Qerimaj u ka bërë thirrje të gjithë shtangistëve që të reagojnë dhe të mos rrinë si “dele”, ndërsa presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, të paktën sipas mediave të shkuara ka dhunuar fizikisht Shqiponja Brahjen. Pikërisht për këtë gjë, Qerimaj në një status në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar: “Dhunohet një femër sportiste e kombëtares. Dhunë fizike.”

“Ku është reagimi, ku janë shoqatat kundër dhunës ndaj femrave? – ka vijuar ai. – Çfarë duhet të ndodhi se nuk e kuptoj më që të ketë reagim? Elez Gjoza dhunon femrat, Elez Gjoza bën korrupsion, Elez Gjoza thyen ligjin, Elez Gjoza fut njerëz në ambasadën amerikane për vizë, të cilët nuk janë pjesë e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Elez Gjoza sulmon sportistët e kombëtares që ngrenë lart flamurin. Çfarë duhet të bëjë më ky njeri që të ketë reagim? Reagoni dhe mos u bëni dele. Mos kini frikë me dhënë një opinion, apo koment për gjithçka që ndodh në peshëngritjen shqiptare”.

Por Erkand Qerimaj tashmë e ka dhe me Briken Caljen, i cili edhe duke qenë në vendin e tetë në Botërorin e Amerikës më 2015-ës fitoi të drejtën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Dhe ndërkohë, të paktën dhe sipas asaj që tregon Qerimaj, kur i është dashur Caljes, shkodrani i peshëngritjes, që sot ngre zërin fort për të gjitha padrejtësitë që janë bërë në kurriz të sportistëve nga presidenti aktual Elez Gjoza, i ka dalë në krah.

Ndonëse reagimi i Qerimajt për Briken Caljen, ka qenë i tepruar në gjuhë, ne po ju sjellim një pjesë të tij: “Kur dole tek “Stop”-i më kërkove ndihmë dhe të ndihmova dhe dola në krah teje kundër Elezit. Më shfrytëzove për të shkuar në Olimpiadë. Të dy ishim me normë olimpike. Vetëm se ti je i LSI-së së Elez Gjozës. Fakti që nuk reagon e tregon qartë. Je servil i Elezit. Ti sulmoje Ministren e Ministrinë, ndërsa unë i sulmoja të gjithë për të drejtat e sportistëve. Ke video për këtë. E ke humbur respektin dhe shoqërinë. Për fshatin e Shtërmenit kam respekt maksimal.”

“Kjo është vetëm për Brikenin”, – ka përfunduar Qerimaj. E duke u kthyer tashmë në luftë personale duket sikur kërkohen sa më shumë njerëz për të thirrur e deklaruar kundër presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza dhe Federatës aktuale. A është kjo zgjidhja? Ndërkohë që deri më sot si Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ashtu dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit për asnjë çast nuk ka ndërhyrë për të ulur palët e gjakrat.

Peshëngritja ka nevojë për qetësi, sepse kështu siç është bërë, ndërsa palët janë secila në llogoren e vet, nuk është më disiplinë cilësore. Sikurse nuk janë më as disiplinat e tjera. E thënë ndryshe dhe ajo që kuptohet është se Qerimaj i ka bërë thirrje të gjithëve për të reaguar dhe se Federata Shqiptare e Peshëngritjes është duke u lëkundur masivisht.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh