AlbanianSport.com 24.01.2017 10:40
ASNN – Në prag të nisjes së gjysmës së dytë të sezonit të Kampionatit Kombëtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit normat periodike fizike të 18 gjyqtarëve të Kategorisë Superiore dhe 22 gjyqtarëve të Kategorisë së Parë. Për Tahir Kastratin, gjyqtarët shqiptarë të futbollit duhet që të dëshmojnë të njëjtin nivel të përgatitjes fizike edhe gjatë ndeshjeve, ashtu siç bëjnë në testet fizike.
Gjyqtarët shqiptarë të futbollit duhet që të dëshmojnë të njëjtin nivel të përgatitjes fizike edhe gjatë ndeshjeve, ashtu siç bëjnë në testet fizike, që zhvillohen periodikisht. Ky është apeli që kreu i gjyqtarëve, Tahir Kastrati ka bërë në Elbasan, gjatë testimit të 40 gjyqtarëve të dy niveleve të para të Kampionatit Kombëtar të futbollit.
Normat periodike fizike të 18 gjyqtarëve të Kategorisë Superiore dhe 22 gjyqtarëve të Kategorisë së Parë, gjatë ditëve të funditjanë shoqëruar me një seminar të veçantë, të kërkuar nga FIFA dhe UEFA, për t’u njohur me rrugët e denoncimit të zbulimit të një ndeshjeje të dyshuar si të trukuar.