AlbanianSport.com 11.11.2014 17:55
ASNN – Kapiteni i Besëlidhjes, Mirsad Gruda, është në rekuperim e sipër, ndërsa është duke vazhduar terapinë intensive për të qenë sa më shpejt i gatshëm për skuadrën.
Ai është nën kujdesin e mjekut Faslliu, ndërsa ai i qëndron pranë jo vetëm Grudës, por dhe lojtarëve të tjerë të Besëlidhjes.
Ndërkaq, edhe Danaj ka nisur stërvitjen pas dëmtimit. Danaj është shumë optimist se Besëlidhja do ta vijojë serinë e rezultateve pozitive dhe në ndeshjen me Kamzën.
Ai madje shpreson që së shpejti të jetë në gjendje të japë edhe kontributin e tij për skuadrën.
“Me rezultatet e deritanishme të Besëlidhjes do të rriten dhe shanset për t’u ngjitur në Superiore”, – ka përfunduar Danaj.