AlbanianSport.com 23.01.2017 18:45
ASNN – Trajneri skocez, David Mojes, e di që Adnan Januzaj ka aftësitë për të qenë shpëtimtari i Sandërlandit, por thekson se talenti i ri shqiptar me pasaportë belge është bërë më shpesh “kurban” i klubit.
Futbollisti i huazuar nga Mançester Junajtid po kalon në formë të vështirë te ekipi i ri. “Ndoshta unë jam më i vështiri ndaj Adnanit sepse e di çfarë talenti zotëron ai”, – ka thënë ish-trajneri i Mançester Junajtdi, duke folur për të përditshme britanike “Mirror”.
“E di sesa futbollist i mirë është dhe sigurisht që mund të ishte tek ndonjë ekip i madh, – ka vijuar skocezi, duke folur për të përditshmen në fjalë. – Ai ka punë të vështirë këtu, por do të jetë një mësim për të dhe ka mundësi të formohet më mirë si futbollist.”
Pavarsisht përpjekjeve të Januzajt, Sanderlandi është i fundit në renditjen e Premier Ligës, me vetëm 15 pikë pas 22 ndeshjeve, dhe kandidat i parë për të zbritur një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.