Kosovë / Miratohet projekti për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, 40-50 milionë €

Share Button

AlbanianSport.com 23.01.2017 11:15

ASNN – Këshilli Kombëtar i Investimeve, sot mbajti takimin e radhës, në të cilin u miratua projekti “Ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të Futbollit në Prishtinë”, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Sipas Ministrit Kujtim Shala, ky hap është tejet i rëndësishëm, meqë me të fillojnë hapat ligjorë për konkretizimin e financimit të projektit.

Para anëtarëve të këtij Këshilli, Ministri Shala, u shpreh se ky projekt është pjesë e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe një nga synimet themelore të MKRS-së. Ai tha se, në vitin 2014,  Qeveria e Kosovës, me një vendim të veçantë, ka vendosur që të ndërtojë Stadiumin Kombëtar dhe në vendim ka përcaktuar si vend për ndërtimin e tij Prishtinën.

Shala bëri të ditur se mbi bazën e atij vendimi, MKRS-ja ka identifikuar dhe zhvilluar procedurat për përcaktimin e vendndodhjes, saktësisht në Bërnicë të Poshtme, vendndodhje që ndodhet 4.5 km nga qendra e Prishtinës, në një hapësirë prej rreth 38 hektarësh, në të cilën, përpos Stadiumit Kombëtar, do të ndërtohen edhe objekte të tjera sportive të karakterit kombëtar.

Në fjalën e tij, Shala, më tej shtoi se pas anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA, Kosova duhet të plotësojë standardet që kanë përcaktuar këto dy organizata, më të rëndësishmet e botës së futbollit, përfshirë këtu edhe infrastrukturën. Për shkak të natyrës së projektit, financimi i projektit të Stadiumit Kombëtar të Futbollit, duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë.

Po kështu, edhe të negociohet përmes një marrëveshjeje financiare të veçantë. Kostoja totale e projektit pritet të saktësohet së shpejti, mirëpo, bazuar në modele të ngjashme te stadiumeve, parashikohet që ajo të jetë 40-50 milionë euro. Në fund, Shala u shpreh se ndërtimi i Stadiumit Kombëtar do të përmirësonte dukshëm gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës së sportit e në veçanti të futbollit.

Ndërsa, ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Sporteve do të ndihmojë për plotësimin e kritereve ndërkombëtare dhe do të mundësojë zhvillimin e veprimtarive sportive ndërkombëtare në Kosovë, dhe një tjetër ndihmesë do të jetë edhe punësimi në Qendrën Kombëtare të Sporteve, e cila do të menaxhohet nëpërmjet kushteve të ofruara me ligj nga Qeveria e Kosovës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh