Futboll – Femra / “Zgjedhja midis Shqipërisë & Kosovës, e futbollisteve”

Share Button

AlbanianSport.com 22.01.2017 15:15

ASNN – Kosova dhe Shqipëria do të ndeshen me njëra-tjetrën në paraeliminatoret e “Botërorit 2019” të futbollit të femrave, por, asnjëra nga përfaqësueset e dy shteteve shqiptare nuk e dinë se cilat futbolliste do t’i kenë në dispozicion në sfidat që i presin në muajin prill. Kjo pasi, deri më tani, për Shqipërinë kanë luajtur një numër i madh i vajzave nga Kosova, e cila debuton për herë të parë në arenën ndërkombëtare.

Siç dihet, rregullat e UEFA-s nuk lejonin që djemtë kosovarë të Shqipërisë t’i bashkoheshin përfaqësueses së Kosovës pasi paraprakisht ata i kishin mbrojtur ngjyrat kuqezi në “Euro 2016” pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA. Procedurave të njëjta duhet t’u nënshtrohen edhe femrat që planifikojnë t’i bashkohen Kosovës, por, ndryshe nga meshkujt, sipas gjasave, shumica e tyre do të kenë të drejtë t’i bashkohen Kosovës.

Kjo, sepse ato nuk kanë marrë pjesë në ndonjë garë të nivelit aq të lartë me Shqipërinë pas ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar. “Me përzgjedhjen e lojtareve, formacionin dhe gjëra të tilla merret përzgjedhësja e Kosovës varësisht, siç vlerëson ajo, se sa i duhen ato vajza skuadrës sonë përfaqësuese, – ka thënë për të përditshmen “Zëri” anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Vjollca Krasniqi.

“Por, kjo varet edhe nga vullneti i futbollisteve se a duan të luajnë për Kosovën apo të vazhdojnë për Shqipërinë, – ka vijuar ajo. – Për ne gjëja më e mirë do të ishte që ta kemi një skuadër sa më të kompletuar, duke përfshirë edhe vajzat nga Kosova që aktualisht janë pjesë të Shqipërisë, por ne nuk mund t’u përzihemi në vendimmarrjet e tyre për karrierën e tyre.”

“Por, megjithatë i mbetet trajneres tonë të merret me këtë çështje”, – theksoi Krasniqi, duke shtuar se FFK-ja nuk e ka pritur mirë shortin, për shkak të pranisë së Shqipërisë në të njëjtin grup. Janë mbi 15 vajza kosovare, të cilat kanë veshur deri më tani ngjyrat e Shqipërisë, e cila edhe sot në radhët e veta ka mbi 10 lojtare nga ose me prejardhje nga Kosova.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh