AlbanianSport.com 22.01.2017 12:30
ASNN – Duket se Stadiumi “Selman Stërmasi” i kryeqytetit i sjell fat Tiranës. Pas dy miqësoreve të humbura në Turqi me kazakët e Akzhajikut dhe Tobolit, skuadra e trajnerit Mirel Josa gjeti fitoren e parë për vitin 2017 në miqësoren e luajtur në kryeqytet me Luftëtarin, e cila përfundoi 1-0 për bardheblutë pas një autugoli të Bojomit.
Pa asnjë përforcim në sesionin e dimrit, madje edhe me disa largime titullarësh, Tirana e përdori këtë ndeshje për të provuar elementë të rinj. “Më tepër ju ruajta dëmtimeve që mund të pësonin lojtarët, – tha trajneri i bardhelube, Josa. – Janë thirrur djem të rinj dhe nëse ata do ta shfrytëzojnë e kanë shansin për të luajtur me Tiranën.”
Ka përfundon kështu 1-0 në favor të bardhebluve kjo provë gjenerale e të dyja skuadrave në prag të rinisjes së Superiores, fundjavën e ardhshme Tirana viziton Teutën në Durrës ndërsa Luftëtari pret në Gjirokastër pa tifozë Partizanin. Për trajnerin e Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, ky ishte një test i vlefshëm.
“Edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore pamë shumë raste dhe një gol, – ka thënë ai. – Unë jam i kënaqur. Objektivi ynë i parë është qëndrimi në Superiore. Jemi në pritje të lojtarëve që do të vijnë. Shpresoj që pas ndeshjes me Partizanin t’i kem të gjithë në dispozicion.”