AlbanianSport.com 22.01.2017 11:35
ASNN – Tenisi është një sport që dhuron shpesh surpriza, por ky edicion i Turneut të Hapur Ndërkombëtar të Australisë, të njohur si “Australian Open”, po dhuron supriza të jashtëzakonshme.
Kështu, pas eliminimit të njërit prej favoritëve për të fituar trofeun, dhe numrit 2 të renditjes botërore, Novak Gjokoviçit, nga nr, 117 i kësaj renditjeje, ka ardhur edhe një eliminim i bujshëm.
Është numri një i botës, britaniku Endi Mërrej, i cili është mundur në 4 sete nga tenisti gjerman Misha Zverev. Vlen të theksohet se, ndonëse për momentin mban vendin e 50-të në renditjen botërore të tenisit të meshkujve, vetëm para dy vjetësh, gjermani ishte jashtë 1,000-shes së parë të kësaj renditjeje.
Por, në sfidën e vlefshëm për turin e 4-t, tenisti gjerman ka triumfuar me rezultatin 3-1, ndërsa rezultatet e seteve ishin përkatësisht 7-5, 5-7, 6-2 dhe 6-4. Ky është edhe eliminimi më i hershëm për britanikun në Melbërn, që prej vitit 2009.
Por edhe humbja ndaj rivalit më të dobët ndonjëherë në një turnetë e mëdhenj, që prej “Australian Open” të vitit 2006. Ndërkaq, në çerekfinalet e këtij turneu, Zverevi do të përballet me fituesin e çiftit Federer-Nishikori.