Futboll – Femra / Shqipëria & Kosova dhe vajzat e “topkëmbës” në mes

Share Button

AlbanianSport.com 21.01.2017 18:00

ASNN – Tanimë është një realitet i prekshëm dhe Kosova dhe Shqipëria e dinë se do të luajnë kundër njëra-tjetrës në paraeliminatoret e “Botërorit 2019” të futbollit të femrave. Po kështu, dihen edhe emrat e dy kundërshtareve të tjera të grupit, që janë Greqia dhe Malta.

Por, sikundër raportojnë mediat e Kosovës, asnjëra nga përfaqësueset e dy shteteve shqiptare nuk e dinë se cilat futbolliste do t’i kenë në dispozicion në sfidat që i presin në muajin prill. Kjo pasi, deri më tani, për Shqipërinë kanë luajtur një numër i madh i vajzave nga Kosova, e cila debuton për herë të parë në arenën ndërkombëtare.

Për më tepër, sikundër raporton e përditshmja “Zëri”, trajnerja Afërdita Fazliu, ka konfirmuar se do të bisedojë me të gjitha futbollistet e Shqipërisë me origjinë nga Kosova për t’i pyetur nëse duan t’i bashkohen përfaqësueses së vendlindjes, apo për të vazhduar me Kombëtaren e Shqipërisë.

Janë mbi 15 vajza kosovare, të cilat kanë veshur deri më tani ngjyrat e Shqipërisë, e cila edhe sot në radhët e veta ka mbi 10 lojtare nga ose me prejardhje nga Kosova, të tilla si Viona Rexhepi, Sara Maliqi, Furtuna Velaj, Kujtime Kurbogaj, Naime Merovci, Lavdie Begolli, Geldona Morina, Arbiona Bajraktari, Marigona Zani, Valbona Lipa, Suada Jashari, etj.

“Deri më tani, Qëndresa Krasniqi ka konfirmuar se do të kthehet të luajë për Kosovën”, – ka thënë trajnerja e Kosovës për të përditshmen në fjalë. – Do të bisedojmë në ditët në vazhdim për mundësitë e kthimit, nëse kjo është dëshira e lojtareve. Është një numër i madh i lojtareve që luajnë për Shqipërinë, një numër që varion nga 5, deri në 8 në totalin e 18 vajzave.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh