Tirana / Bardheblutë i falen një autogoli për të mposhtur Luftëtari në miqësore

Share Button

AlbanianSport.com 21.01.2017 17:05

ASNN – Kampionati është shtyrë për një javë, por skuadrat nuk kanë pranuar të bëjnë “sehir”, duke i ngrohur që tani “motorët” për gjysmën e dytë të sezonit. Kështu, Tirana ka fituar mes problemeve të shumta të mungesave, duke mposhtur 1-0 Luftëtarin në miqësoren e zhvilluar në Stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo ndeshje është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Pa asnjë përforcim në fazën përgatitore dimërore, trajneri Mirel Josa e ka nisur me Likën në portë, duke aktivizuar të rinj premtues si Domgjoni e Deliaj në mbrojtje përkrah Hoxhallarit e Teqjas, ndërsa në sulm e nisnin nga minuta e parë si Halili dhe Edehu. Te Luftëtari, që kishte fituar në Turqi ndaj Botosanit dhe Ordabasit, e niste si titullar afrimi i kësaj merkatoje Eri Lamcja,  bashkë me Rezhinaldon në sulm.

Ishte një pjesë e parë disi  e vakët për Tiranën që rrezikoi në minutën e 23-të, por portieri i pjesës së parë mes shtyllave të gjirokastritëve, Miraka, u tregua në lartësinë e duhur. Sidoqoftë, rasti më i mirë i pjesës së parë i përket Luftëtarit, që, në minutën e 43-të, pa Rezhinaldon përballë Ilion Likës, por ky i fundut u shpëtua vetëm shtylla në goditjen e sulmuesit nga Mozambiku.

Më ritmike pjesa e dytë me që neutralizon goditjen e Hoxhallarit në të 50-ën, nuk ja del të finalizojë mbrojtësi që kishte avancuar deri në zonën gjirokastrite, ndërsa në minutën e 67-të, Dejvi Bregu ka një rast të shkëlqyer brenda zonës, por Edvan Bakaj i futur në pjesën e dytë tregohet në lartësinë e duhur. Goli që vendos ndeshjen vjen në minutën e 75-të dhe gjithçka lind nga këmbët e Asion Dajës.

Ai rrëmben një top në mesin e fushës, sposton në të djathtë për të riun e akademisë Nuri, që kërkon Sisenë në qendër, duke detyruar Bojomin ta çojë topin në rrjetën e tij. 1-0 për Tiranën që rrit ritmin duke i bërë të sajat minutat e fundit, por nuk arrin të gjejë tjetër gol, edhe pse pati rast me Sisenë në minutën e 81 dhe, vetëm një minutë më pas, edhe me Romualdin, që godet fluturimthi, por gjen të gatshëm Rucin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh