Nga Erkand Qerimaj 21.01.2017 12:30
Zotëri Elez Gjoza duke mos marrë asnjë përgjigje nga ju si njeripublik në detyrën e kryetari lagjeje për LSI-në në Tiranë, kryetar minibashkie Tirane, president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ndjej obligimin të ju pyes përsëri? Si arrini me të ardhurat tuaja të jetoni në mes të luksit, përfshirë vila, makina dhe prona? Nuk është aspak e drejtë të merreni në intervista në televizione me trajtimet ushqimore, që unë i fitoj me shumë mund dhe sakrificë.
E në fakt janë lekët që vijnë nga taksapaguesit shqiptar jo nga xhepi juaj! Ju keni detyrim si President të jepni të ardhura për Federatën që drejtoni, ndërsa ju abuzoni me lekët e taksapaguesve shqiptar duke shkelur rëndë ligjin! E gjithsesi, vitin që kaloi, unë kam marrë vetëm 6 muaj trajtim ushqimor nga Federata! Si fitues dhe kampion i shumë kupave dhe medaljeve, si askush tjetër në Shqipëri, gjithsesi më duhet të paguaj kredi shtëpie personale edhe 25 vite të tjera, sepse unë ndryshe nga ti nuk jetoj ne luksin tënd zotëri!
E keni mbyllur katërvjeçarin e parë të drejtimit me shumë shkelje e abuzime dhe vitin 2017 e keni nisur me shkelje statuti dhe të ligjeve shqiptare, të cilat në ditët në vazhdim do të bëhen publike me të tjera fakte e prova. Po mirë more Zotëri kësaj i thoni “Revolucion”? Trajnerë pa shkollë të lartë dhe pa merita që të jenë trajnerë të kombëtares, të cilët edhe këto i paguani me taksat e popullit shqiptar! Është një person, i cili bën punën e anëtarit të Kryesisë të Federatës, Trajnerit dhe Sportistit, edhe ky përkrahës i juaj.
Sërish gjejmë shkelje të Statutit dhe ligjit, hapur konflikt interesi! Në çdo garë jeni të pranishëm me lekët e sportistëve, që janë për trajtimin ushqimor e ju i trajtoni garat si turizëm per veten dhe rrethin tuaj miqësor! Keni paguar sportistë që nuk kapin as normat e kampionatit te peshëngritjes dhe kjo është shkelje Statutit dhe ligjit! Jeni ju ai që keni futur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njerëz si fotoreporter për të marre vizë!
Populli e ka treguar qartë se është në krahun e së drejtës dhe i bëj thirrje për mbështetje Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, të ju shkarkojë nga detyrat që keni, sepse jeni një TURP KOMBËTAR!!