AlbanianSport.com 21.01.2017 09:45
ASNN – Ishte një ndeshje me SIGAL Prishtinën në hapje të edicionit që ia dha Bashkimit të Prizrenit nisjen e mbarë në kampionatin aktual. Bashkimi shpreson në një fitore tjetër, njëjtë si ajo e 9 tetorit të vitit të kaluar, në një moment të rëndësishëm, para ndeshjes vendimtare në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj.
Bashkimi e pret SIGAL Prishtinën sonte, në derbin e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në Basketboll për Meshkuj, që nis në ora 19:00. Me këtë javë hapet edhe gjysma pranveror i Kampionatit të Basketbollut të të Kosovës. Në fakt, kampionati duhej të niste javën e kaluar.
Por ai u shty me kërkesë të klubeve, kryesisht për shkak të temperaturave të ulëta. Shtyrja ka bërë që Bashkimi e Prishtina në derbin e parë të pranverës të jenë në një situatë tjetër. Kryeqytetasit kryesojnë, me 24 pikë pas 14 ndeshjesh, dy pikë më tepër sesa prizrenasit, që, sidoqoftë, kanë luajtur dy ndeshje më pak.
Superliga e Kosovës
Basketboll – Meshkuj
Java e 15-të:
Të shtunën:
Trepça – Vllaznimi (17:00)
Rahoveci – Kerasan Prishtina (18:00)
Bashkimi – SIGAL Prishtina (19:00)
Të dielën:
Golden Eagle Ylli – Peja (17:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- SIGAL Prishtina 13 11 2 1225-976 24
- Trepça Mitrovicë 14 9 5 1097-914 23
- Bashkimi Prizren 12 10 2 1001-819 22
- Peja 11 10 1 938-661 21
- Golden Eagle Ylli 14 6 8 1133-1184 20
- Rahoveci 12 4 8 829-969 16
- Vëllaznimi 14 2 12 1072-1339 16
- Kerasan Prishtina 14 0 14 863-1296 14