AlbanianSport.com 21.01.2017 07:55
ASNN – Alban Bushi ka nisur prej pak ditës grumbullimin e ekipit të Shpresave me një grup të rinovuar, ndërsa pati mundësinë e testimit të grupit me një ndeshje miqësore me Kamzën, e cila përfundoi 3-2 për skuadrën e Kategorisë së Parë. Nën drejtimin e Bushit, Shpresat e nisën keq ndeshjen pasi pësuan dy gola në pjesën e parë. Për Kamzën shënoi dy herë Mario Morina, i-sh lojtari i skuadrës së Tiranës.
Në 45 minutat e dyta, ekipi i Shpresave ishte më kërkues dhe menjëherë Çlirim Shabani shënoi një gol të bukur nga jashtë zone. Ndërsa në minutën e 66-të, skuadra e Bushit gjeti edhe golin e barazimit me Ardit Deliun. Megjithatë, pak para fundit të ndeshjes, Kamza shënoi golin e fitores me anë të Katos. Kështu pra, trajneri i Shpresave, pati mundësinë për të testuar elementët e thërritur në mision në një miqësore me Kamzën.
2-3 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi miqësor, me ish-sulmuesin kuqezi që krijoi një ide paraprake për cilësitë e lojtarëve që ka në dispozicion në këtë grumbullim. Për Kamzën shënoi që në fillim të pjesës së parë Mario Morina, i cili gjeti edhe golin e dytë në minutën e 39-të të takimit. Në këtë fraksion kuqezinjtë e rinj e patën disi të vështirë për t’u përshtatur me lojën e njëri-tjetrit.
Edhe pse në 41-ën patën një mundësi për të realizuar në portën e Lamellarit. Pjesa e dytë falë ndryshime dhe udhëzimeve të Bushit ishte më e mirë për Shpresën, që iu afrua golit me Olgert Merkën në të 50-ën, por goditja e futbollistit të Sampdorias u prit nga Lamellari. Pak sekonda më vonë Çlirim Shabani godi fort nga jashtë zonës me topin që përfundoi në rrjetë.
Lamellari i mohoi golin Shabanit në të 60-ën, ndërsa në krahun tjetër Vilfor Hysa nuk përfitoi nga dalja e pastudiuar mirë e Kastratit. Skuadra e Bushit gjeti forca për të shënuar edhe golin e barazimit me Ardit Deliun në të 66-ën, pas një interpretimi të saktë të aksionit nga Merkaj. Por, pak para se të përfundonte ndeshja Kato shënoi të tretin për Kamzën dhe të fundit të takimit, që u mbyll 2-3.
Shpresat gjatë këtij grumbullimi kanë planifikuar të paktën edhe dy miqësore, me Akademinë e Futbollit dhe Skënderbeun.