Peshëngritje / Debatet edhe në ceremoni mortore, zbardhen batutat

Share Button

Gjergj Vyshka 20.01.2017 22:05

Debatet që kanë lindur në peshëngritjen shqiptare, më parë me përjashtimin e Sopot Sulës nga ekipi kombëtar dhe tani me Erkand Qerimajn, atje ku në qendër të vëmendjes ka qenë presidenti Elez Gjoza, nuk janë shmangur as në ceremoni mortore. Pikërisht në oborrin e ish-kompleksit “Dinamo”, teksa të gjithë bënin homazhe rreth trupit të të ndjerit Ymer Pampuri, Gjoza është përfshirë në një debat me Erkand Qerimajn dhe Daniel Godellin.

Debati ka pasur tentativën për të ulur gjakrat, por në fakt tensioni ka qenë i madh. Aq sa Erkand Qerimaj ka premtuar se do t’i shkojë kontrollit të lartë të shtetit për të gjitha abuzimet që janë bërë në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes. Debati është bërë në sytë e medies së shkruajtur dhe vizive dhe për të transparencë të lexuesit po vjen i plotë dhe për AlbanianSport.com.

Ja dialogu Qerimaj-Gjoza, ndërsa peshëngritja shqiptare mbetet në një situatë të tensionuar:

 

Erkand Qerimaj – “Eja të ulemi të pimë një kafe të diskutojmë. Je njeri inteligjent, nuk je vagabond. As gangster nuk je”

Elez Gjoza – “Unë jam person publik”

Erkand Qerimaj – “Je person publik, por kemi të drejtë të pyesim?” Elez Gjoza – “Absolutisht!”

Erkand Qerimaj – “Je kryetari i minibashkisë!”

Elez Gjoza – “Të pres nesër. Mbaro stërvitjen eja më tako”

Erkand Qerimaj – “Se ne çojmë flamurin apo jo? Ashtu siç del dhe mburresh. Jo të shkelësh ligjin, të marrësh trajnerë pa shkollë të lartë dhe ti bësh trajnerë të kombëtares. Bën mbledhje kryesie, shkel ligjin. U jep rroga njerëzve që nuk kanë sportistë. Unë do t’i bëj shkresë me shkrim Bujar Leskajt”

Elez Gjoza – “Bëji shkresa. Jam i hapur me këdo”

Erkand Qerimaj – “Do të bëj kërkesë me shkrim për çdo abuzim që është bërë në Federatë. Nuk është ky revolucioni. Revolucion quhet kur vlerësohen sportistët dhe jo kur shkelet ligji”

Elez Gjoza – “Nuk është ky momenti të bëjmë debat”

Erkand Qerimaj – “Po, por nuk kemi kohë kur të takojmë”

Elez Gjoza – “Ti ke mendimin tënd, unë timin”

Erkand Qerimaj – “Të kam shkruar pesë mesazhe dhe nuk më ke kthyer përgjigje”

Elez Gjoza – “Nuk e meriton të kthej përgjigje”

Erkand Qerimaj – “Nuk e meritoj? Kush e meriton”

Elez Gjoza – “Pse duhet të flasim këtu. Eja nesër dhe sqarohemi. Unë kam paqe gjithmonë më sportistët. Unë debatoj me sportistët, por në fund jam absolutisht në krahun e sportistëve. Edhe kur debatoj të nesërmen i kam harruar të gjitha ato që kam thënë”

Erkand Qerimaj – “Sportistët që ngrenë flamurin nuk duhen sulmuar|. Elez Gjoza – “Absolutisht jo”.

Erkand Qerimaj – “As abuzime me njerëz të pashkollë që ke vënë trajnerë të kombëtares, as të marrësh lekët e sportistëve dhe të bësh aktivitete nëpër botë dhe turizëm, as shumë e shumë shkelje që të gjithë këta sportistë kanë frikë të flasin”

Elez Gjoza – “Ndaj duhet të ndryshojmë”

Daniel Godelli – “Jo frikë nuk ka asnjeri, unë ia kam thënë në sy. Nuk kam nevojë të flas me mediet. Ato që kam për t’ia thënë, ia them në sy”

Erkand Qerimaj – “Ja këtë sportistin e keni përjashtuar për një SMS”. Daniel Godelli – “Po edhe ai ia tha të gjitha”.

Elez Gjoza – “Çfarë kishim për të thënë, i thamë. Ne prapë familje jemi. Jemi më të mirët. Shqipëria vetëm nga peshëngritja ka marrë medalje. Për akuzat ka Prokurori. Ballafaqohemi ku të doni dhe e shohim kush ka abuzuar”

Erkand Qerimaj – “Ato para që vijnë për ne dhe jo për ata që nuk kanë lidhje me djersën tonë. Fondi i federatës. Nuk është shtëpia jote ajo aty. Ti duhet ta bësh me të gjithë sportistët gjithë ndarjen aty”

Elez Gjoza – “Jo nuk e bëj me sportistët. Sportistët kanë vendin e vet. Ndarja bëhet me kryesinë. Ti e ke shkelur ligjin. Ike në Amerikë, more tre milionë lekë”

Erkand Qerimaj – “Unë?”

Elez Gjoza – “Po, po ti”

Erkand Qerimaj – “Atëherë e paske shkelur ti ligjin, ti i ke kaluar ato lekë”

Elez Gjoza – “Unë e kam bërë”

Erkand Qerimaj – “Përgjigju pra”

Elez Gjoza – “Do të përgjigjem. Nuk është momenti tani se kemi një vaki”

Erkand Qerimaj – “E di që nuk është momenti, por nuk e di se kur mund ta gjejmë. Ymerin e shkretë e përjashtove ti se ka qenë trajner. Ik pak me stil.”

Elez Gjoza – “Nuk kam asgjë unë. Unë çfarë kisha për t’i thënë, t’i thashë. Ballafaqohemi ku të duash”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh