Gjergj Vyshka 20.01.2017 16:15
Në turin paraeliminator të Kupës së Botës “Francë 2019” vajzat kuqezi do të duhen të ndeshen me ato të Kosovës. Dhe të tria kundërshtaret janë të njohura për kombëtaren kuqezi, e cila tashmë drejtohet nga Armir Grima. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Federata Shqiptare e Futbollit është përfaqësuar nga Drejtori i Departamentit të Administratës, Denis Bastari.
Ndeshja e fundit mes këtyre Kombëtareve ka qenë më 8 shkurtin e kaluar në Stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Kosova ka fituar 3-1. Edhe në ndeshjen e fundit që kombëtarja kuqezi ka pasur më 11 janar 2017 ndaj Nën-19-vjeçareve të Italisë, të cilën përsëri e humbi 0-1, ka pasur një pjesë të lojtareve nga Kosova. Ndaj tashmë jemi kundërshtar prej hallit, jo me dëshirën tonë, por të ndërkombëtarëve.
Por kjo nuk duhet të kthehet në tentativë për të humbur toruan dhe për t’u bërë tifozë të sëmurë. Sepse në fund të fundit, Shqipëri e Kosovë përsëri janë bashkë, pavarësisht kundërshtarëve në turin paraeliminator të Botërorit të Futbollit për Femra. Takimet eliminatore do të luhen në Shqipëri në datat 6, 8 dhe 11 prill. 11 prill. Katër fitueset e çdo grupi dhe skuadra e dytë me bilancin më të mirë ndaj kryesueses në grupin e vet do të kualifikohen në turin e dytë, ku do të hidhet një tjetër short.