AlbanianSport.com 20.01.2017 12:45
ASNN – Basketbolli i Kosovës ka humbur imazhin e mirë që kishte. Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, ai nuk është më tërheqës për të huajt, siç ishte vite më parë.
Kjo vërtetohet nga niveli i të huajve që po vijnë në Kosovë, por edhe nga kushtet e tyre që po vënë për të firmosur.
Kushtet e vështira për punë dhe jostabiliteti financiar i skuadrave janë arsyet kryesore për këtë rënie, të cilën e pranojnë edhe vetë drejtuesit e skuadrave kosovare
Për shembull, trajneri Marko Kalvani një emër i njohur në basketbollin evropian, pritej që më 20 janar 2017 të firmoste kontratë afatgjatë me SIGAL Prishtinën.
Mirëpo, gjërat ndryshuan pas vizitës që ai i bëri klubit në Prishtinë për të parë nga afër kushtet e punës.