Gjergj Vyshka 11.11.2014 13:25
Alfred Biqiku, sekretari organizativ i shoqatës alpinistike të Elbasanit, ka qenë pjesëmarrësi i Shqipërisë në Maratonën e Athinës, e cila është zhvilluar të dielën.
Një maratonë që ka qenë klasike në gjatësinë e saj, që do të thotë 42 kilometra e 195 metra.
Së bashku me Biqikun, po në këtë maratonë ka vrapuar dhe amerikania Lorel Dankan, që është anëtare e shoqatës alpinistike të Elbasanit.
Të dy kanë arritur që ta mbarojnë këtë maratonë, ndërsa është një sukses më vete për sportin shqiptar.