FSHF / Zyrtarizohet Marko Veroneze si ndihmës i Xhovani De Biazit

Share Button

AlbanianSport.com 20.01.2017 11:15

ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi zyrtarisht emërimin e ndihmësit të ri të Xhovani De Biazit. Siç ishte paralajmëruar më parë nga mediat, ai është Marko Veroneze. 40-vjeçari do të debutojë në sfidën me Italinë më 24 mars në Palermo. Veroneze do të jetë pjesë e stafit teknik të kuqezinjve, deri në fund të Eliminatoreve të Botërori 2018 me mundësi rinovimi. Ish-sulmuesi do të zëvendësojë Paolo Tramexanin, i cili u largua për të marrë drejtimin e Luganos në Superligën e Zvicrës.

Marko Veroneze është rritur tek ekipet zinxhir të Interit, duke qëndruar pak me skuadrën e parë. Roli i tij në fushë ishte sulmues. Ai ka veshur në të kaluarën edhe fanellat e Rexhinës, Kievo sapo Viçencës. Karrierën e trajnerit e nisi në 2012 me skuadra të rinjsh te Pavia, duke vijuar me ekipin e parë dhe më pas si zv/trajner te Monza dhe Kremoneze. Kështu, pra, Xhovani De Biazi e ka gjetur njeriun e tij të besuar, zv/trajnerin e përfaqësueses së Shqipërisë.

Ai është ish-lojtari i tij në vitet 2001-2002, kur drejtonte Modenën, ish-sulmuesi Marko Veroneze. Edhe pse ai është një ish-futbollist me një karrierë jo shumë të pasur përsa i përket asaj futbollistike. Kjo, pasi në 354 ndeshje ka shënuar vetëm 73 gola, ai duket se ka bindur De Biazin me sa duket për të marrë rolin e Paolo Tramexanit. Karriera e Veronezes ka filluar me Interin, më pas ka luajtur me skuadra jo shumë në zë si Kievo, Modena, Venecia, Çezena e të tjerë.

Pasi ka mbyllur karrierën  futbollistike në vitin 2012, në vitin 2014 ai ka marrë drejtimin e Pavias, skuadër e kategorisë inferiore të futbollit italian (Lega Pro). Ndërkohë që, eksperiencën e fundit e ka patur tek skuadra e Monzës, ku ka punuar për shumë kohë si zëvendës i rreth 4 trajnerëve.  Paolo Tramexani, i cili, përveçse ishte zëvendëstrajner, mbante edhe rolin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare, u largua në dhjetor të këtij viti për të marrë rolin e trajnerit të parë tek skuadra e Luganos.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh